Shtatë të lënduar në 13 aksidente të ndodhura në Shkup

Shkupi

Shtatë të lënduar në 13 aksidente të ndodhura në Shkup

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në 13 aksidentet që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Nga SPB Shkup njoftojnë se dje policia e komunikacionit ka përjashtuar nga komunikacioni një shofer që ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe tre shoferë që kanë vozitur para se të marrin lejen e vozitjes. Policia gjithashtu nga komunikacioni ka përjashtuar edhe pesë automjete të paregjistruara.

Janë gjobitur edhe dy shoferë që kanë kaluar udhëkryqin në të kuqe dhe dy shoferë për tejkalim të parregullt.

Katër këmbësorë janë gjobitur për shkak të kalimit të rrugës jashtë vijave të bardha dhe 10 këmbësorë që kanë kaluar në të kuqe. Me automjetin special ‘Karoteci’ janë hequr 71 automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat