Ndërron jetë një motoçiklist në Haraçinë të Shkupit - Bota Sot
Ndërron jetë një motoçiklist në Haraçinë të Shkupit

Shkupi

Ndërron jetë një motoçiklist në Haraçinë të Shkupit

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka ndodhur dje rreth orës 13:00, në Haraçinë të Shkupit.

Siç thonë nga MPB, aksidenti ka ndodhur në mes një makine “Audi A4” e drejtuar nga M.S (43) nga Haraçina dhe motoçikletës “Yamaha” pa targa të regjistrimit e drejtuar nga H.B (22) po ashtu nga Haraçina.

Nga aksidenti lëndime të rënda ka marrë motoçiklisti, i cili është dërguar në spitalin “Shën Naumi i Ohrit” ku edhe ka ndërruar jetë.

Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB Shkup.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat