Dezinfektohet Çarshia e Shkupit - Bota Sot
Dezinfektohet Çarshia e Shkupit

Shkupi

Dezinfektohet Çarshia e Shkupit

Më: 18 mars 2020 Në ora: 21:54
Dezinfektohet Çarshia e Shkupit

Ekipet e ndërmarrjes publike ‘Higjiena komunale – Shkup’ sot dezinfektuan Çarshinë e Shkupi.

Dezinfektimi u krye në të gjitha rrugët e brendshme dhe pjesë të çarshisë, duke përdorur automjetin e veçantë komunal për këtë qëllim.

“Në Çarshinë e Shkupit për çdo ditë ka vizitorë dhe kalimtarë të shumtë, kështu që në koordinim me Komunën e Çairit vendosëm që në këtë lokacion t’i zbatojmë këto masa dhe aktivitete të jashtë zakonshme, me qëllim që maksimalisht ta ngrisim nivelin e higjienës dhe pastërtinë në hapësirat publike, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve”, tha drejtori i ndërmarrjes publike ‘Higjiena komunale – Shkup”, Abdusamed Shabani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat