Gjendet një trup i pajetë në Lumin Vardar në Shkup

Shkupi

Gjendet një trup i pajetë në Lumin Vardar në Shkup

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:11
Lumi Vardar

Gjatë ditës së sotme është gjetur një trup i vdekur në Lumin Vardar në Shkup.

Nga MPB vërtetuan dhe thonë se në SPB Shkup ngjarja është denoncuar në ora 9:10.

Ekipi menjëherë ka dalë në terren ndërsa i vdekuri ka qenë në bregun e lumit në afërsti të hotelit ‘Aleksandar Pallace’.

Qytetarë që dëshmojnë për rastin thonë se kanë parë një person të shtrirë dhe menjëherë kanë denoncuar. Menjëherë pas denoncimit ka ardhur ndihma e shpejtë dhe policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat