Shkup: Përfundon ndërtimi i hapësirave shtesë afër Klinikës për Pulmologji

Shkupi

Shkup: Përfundon ndërtimi i hapësirave shtesë afër Klinikës për Pulmologji

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 12:30
Foto

Ministria e Shëndetësisë informon se tashmë ka përfunduar ndërtimi i kapaciteteve shtesë në afërsi të Klinikës për Sëmundje të Mushkërive në Shkup.

Nga MSH thonë se janë vendosur katër ambulanca, kabinet dhe dy dhoma të ndara për raste ditore nga ambulanca.

Autoritete shëndetësore thonë se kapacitete shtesë do të lehtësojnë punën e personelit shëndetësorë për shkak se në muajt e vjeshtës rritet numri i pacientëve me sëmundje të mushkërive dhe për shkak të pandemisë Covid-19, këta pacientë do të duhet të veçohen nga pacientët tjerë.

“Ambulanca mobile është jashtëzakonisht e rëndësishme në periudhën e ardhshme dhe plotëson të gjitha standardet bashkëkohore për punë”, thonë nga MSh.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë ka paralajmëruar ndërtimin e spitaleve të tilla mobile në 16 komuna, të gjithë këto, projekte për përgatitje për valën e re të Covid-19, që pritet në vjeshtë.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë këto hapësira tek barakat e Pulomologjisë kanë kushtuar 122 mijë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat