U tall me Ndihmën e Shpejtë, policia me kallëzim penal ndaj të riut nga Shkupi

Shkupi

U tall me Ndihmën e Shpejtë, policia me kallëzim penal ndaj të riut nga Shkupi

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 15:08
foto nga vendi ngjarjes

Ministria për Punë të Brendshme informon se Stacioni Policor Qendër e ka zbardhur rastin me paraqitjen e rrjeshme në shërbimet e Ndihmës së Shpejtë, e cila ishte incizuar dhe publikuar në aplikacionin “TikTok” më 13.09.2020.

Nga MPB thonë se ndaj personit H.K (25) nga fshati Jurulmeri i Shkupit, do të dorëzohet kallëzim adekuat.

“Pas publikimit të videos në aplikacionin TikTok dhe rrjetet tjera sociale, janë ndërmarrë masa dhe është konstatuar se H.K është personi që paraqitet në shërbimet e Ndihmës së Shpejtë në Shkup, me çka ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje ndaj rendit dhe qetësisë publike, saktësisht nenit 16, pasi rrejshëm ka kërkuar ndihmë dhe ka paraqitur rast”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ata shtojnë se gjatë ditës së djeshme (e martë) e kanë marrë në pyetje personin, ndërsa ai e ka pranuar veprën që e ka kryer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat