Ali Ahmeti takon ambasadoren amerikane në Shkup

Shkupi

Ali Ahmeti takon ambasadoren amerikane në Shkup

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 17:23
Ahmeti dhe Bërns

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj.Kejt Bërns.  Me këtë rast Ahmeti i ka thënë ambasadores Bërns se bashkëpunimi i suksesshëm me SHBA-të do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të realizimeve të përbashkëta të Republikës e Maqedonisë së Veriut në integrim  në Bashkimin Evropian.

Ahmeti ka falënderuar ambasadoren Bërns për ndihmat mjekësore që Amerika i ka dërguar deri më tani Maqedonisë së Veriut, me qëllim përballimin sa më të lehtë të situatës së krijuar me Pandeminë e  shkaktuar nga COVID-19.

Gjatë takimit kryetari i BDI-së, Ahmeti dhe ambasadorja e SHBA-ve, Bërns gjithashtu kanë biseduar edhe mbi arritjet e Maqedonisë së Veriut sa i takon integrimit euroatlantik, duke përmendur këtu marrëveshjen me Athinën dhe Sofjen, si dhe drejtimin e vendit drejt BE-së.

Kryetari Ahmeti gjithashtu ka përshëndetur Marrëveshjen e Uashingtonit midis Kosovës dhe Serbisë, bashkë edhe me njohjen e ndërsjellë midis Izraelit dhe Kosovës, si dhe përcaktimin e Hezbollahut si organizatë terroriste.

Ndërsa ambasadorja Bërns theksoi se Uashingtoni do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Maqedonisë së Veriut në zbatimin e reformave të nevojshme por shumë të rëndësishme me qëllim mbisundimin e së drejtës dhe funksionimin e institucioneve në mënyrë të paanshme dhe të pavarura.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat