Shkupi ka 2.674 raste aktive me koronavirus, më shumë në Aerodrom dhe Karposh

Shkupi

Shkupi ka 2.674 raste aktive me koronavirus, më shumë në Aerodrom dhe Karposh

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 19:11
Foto Ilustrim

Në Shkup aktualisht ka 2.674 raste aktive me coronavirus, ndërsa në nivel shtetëror ka 5.550 raste aktive.

Rastet më shumë aktive në komunat e Shkupit ka në Aerodrom (534), pasuar nga Karposhi (446) dhe Qendra (445).

Në Kisella Vodë ka 320 raste aktive, Gazi Babë (280), Gjorçe Petrov (216), Çair (115), Butel (111).

Komunat e tjera të Shkupit kanë më pak se 100 raste aktive.

Sot, u regjistruan 90 raste të reja me coronavirus në Shkup, ndërsa shtatë persona ndërruan jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat