557 gjoba për shoferët e Shkupit, 93 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

557 gjoba për shoferët e Shkupit, 93 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 10:38
Foto Ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme informon se edhe gjatë ditës së djeshme (22 tetor) ka vazhduar me aksionin për kontrolle në trafik. Në territorin e qytetit të Shkupit vetëm gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 557 sanksione, mes të cilave 93 për tejkalim të shpejtësisë, 59 masa për parregullsi teknike të automjeteve, 52 për dhënie të makinës pa patentë shoferi, ndërsa 16 prej të gjobiturve janë motoristë.

Janë shqiptuar 93 masa për parkim në vende jo të duhura dhe 70 sanksione për mos mbajtje të maskës mbrojtëse. Nga MPB shkruajnë se kontrollet e përforcuara në komunikacionin rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut me qëllim rritjen e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat