Shkupi nën mjegull, rritet ndotja e ajrit

Shkupi

Shkupi nën mjegull, rritet ndotja e ajrit

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 12:25
Foto Ilustrim

Mëngjesin e sotëm në Shkup është rritur koncentrimi i grimcave PM10, që kanë shkaktuar ndotje të ajrit.

Sipas stacioneve matëse dhe aplikacionit “Moj vozduh”, ndotje më të madhe të ajrit ka në Novo Lisiçe dhe Qendër. Ndërsa më pak në Karposh dhe Gjorçe Petrov.

Në prag të stinës së dimrit, ndotja e ajrit çdo herë bëhet problem, ndërsa këtë vit pritet të jetë më vështirë, për shkak të pandemisë COVID-19.

Qytetarët kanë filluar me reagime në rrjetet sociale, ndërsa disa thonë se kundërmon erë e keqe dhe nuk mund të dilet jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat