Arsenal armësh dhe heroinë në Shkup, pranga 24 vjeçarit

Shkupi

Arsenal armësh dhe heroinë në Shkup, pranga 24 vjeçarit

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 17:45
Ilustrim

Në bunkierë të improvizuar nga gypa të plastikës, të groposura në tokë në pjesën e pyllëzuar mes rrugëve “Alpet” dhe “Koce Metalec” në Shkup, janë zbuluar sasi të mëdha të armëve dhe municionit, si dhe drogës narkotike – heroin.

Për këtë rast, prokuroria themelore publike, ndaj një shtetasi 24 vjeçar, ka ngritur padi për përpunim ilegal, posedim dhe tregëti me armë dhe material shpërthyes si dhe prodhim joligjor dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psihkotropike dhe prekursorë.

Prokuroria: “Ndërkohë, në bunkerët e improvizuar dhe rreth tyre janë gjetur pushkë automatike MPIKM me kondak plastik dhe kalibër 7.62×39 mm, 27 plumba me kalibër 7.9mm, pistoletë automatike VZ61 skorpion me kalibër 7.65mm, 34 plumba me kalibër 7.65mm, armë automatike – pushkë nga prodhimi gjerman me kalibër 7.62x39mm, një karikator i zbrazët dhe një karikator me 18 plumba nga i njëjti kalibër, armë gjysmë automatike BERETTA Cx4 storm me kalibër 9mm, armë automatike – pistoletë ‘Zastava M84 skorpion’ me kalibër 7.65mm dhe me karikator me 20 plumba të atij kalibri, si dhe armë zjarri gjysmëautomatike – pushkë ‘Zastava M76’ me kalibër 7.9x57mm me dylbi të montuar optimke”

Përveç kësaj, prokuroria njofton se në një fuçi plastike është gjetur drogë narkotike heroin me sasi të përgjithshme neto prej 2 kilogramëve e 382,1 gram, e paketuar në pesë pako polietileni. Prokurori i autorizuar ka inicuar edhe propozim për vazhdimin e masës së shqiptuar paraprakisht për paraburgim deri te Gjykata penale në Shkup, për shkak të rrezikut për arrati dhe mundësisë që i akuzuari ta përsërisë veprën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat