Dëgjohet shpërthim në fabrikën “Zhelezara” në Shkup, nuk raportohet për të lënduar

Shkupi

Dëgjohet shpërthim në fabrikën “Zhelezara” në Shkup, nuk raportohet për të lënduar

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Një shpërthim i fuqishëm këtë mëngjes është dëgjuar nga fabrika “Zhelezara”, ndërsa pas shpërthimit është parë edhe zjarr.

Dëshmitarët thonë se shpërthimi dhe zjarri kanë ndodhur në pjesën e energjetikës dhe deri tani nuk njoftohet për të lënduar.

Shpërthimi është denoncuar në MPB, prej ku edhe i kanë dërguar ekipet e tyre në terren.

Shpërthimi është dëgjuar në lagjet fqinje, ku edhe është shkaktuar panik në Çair, Autokomandë dhe Butel.

Qytetarët e këtyre vendbanimeve e kanë denoncuar shpërthimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat