Gjoba për 179 vozitës në Karposh të Shkupit

Shkupi

Gjoba për 179 vozitës në Karposh të Shkupit

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (15.12.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.

Në territorin e Karposhit janë shqiptuar gjithsejtë 179 gjoba mes të cilave.

 23 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 18 për makina të paregjistruara, 11 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 8 për ngasje të makinës nën ndikim të alkoolit, 7 për vetura teknikisht të parregullta, 11 për mos respektim të këmbësorëve.

Kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, njoftojnë nga MPB-ja dhe apelojnë për kujdes më të madh në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat