Bashkia e Shkupit e projektoi Buxhetin për vitin 2021, zvogëlim i fondeve për shkak të pandemisë së Covid-19

Shkupi

Bashkia e Shkupit e projektoi Buxhetin për vitin 2021, zvogëlim i fondeve për shkak të pandemisë së Covid-19

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 18:37
Foto Ilustrim

Në seancën e sotme të Këshillit të Bashkisë së Shkupit do të shqyrtohet Projekt-Buxheti i Bashkisë së Shkupit për vitin 2021, kumtojnë nga Bashkia e Shkupit.

Theksojnë se në kushte të përkeqësimit të ndjeshëm të rrethimit ekonomik ndërkombëtar dhe krizës së madhe ekonomike, si rezultat i pandemisë shëndetësore, Buxheti i Bashkisë së Shkupit për vitin 2021 është përgatitur duke zbatuar parimet e ekonomisë, racionalitetit, përgjegjësisë fiskale, llogaridhënies dhe transparencës, në mënyrë që të sigurohet ekzekutimi i të gjitha kompetencave ligjore të Bashkisë së Shkupit, me planifikim dhe ekzekutim më të mirë të Buxhetit.

“Planifikimi i fondeve përmes programeve të përcaktuara kontribuon në transparencën më të madhe të shpenzimeve të planifikuara dhe të ekzekutuara, si dhe përdorimin racional të tyre”, theksojnë nga Bashkia e Shkupit.

Konform vlerësimeve dhe analizave, me Projekt-Buxhetin e Bashkisë së Shkupit për vitin 2021 propozohet një shumë prej 7.2 miliardë denarëve të të ardhurave të përgjithshme dhe flukseve të tjera hyrëse.

Në propozim, siç informojnë, planifikohet edhe një pjesë e të ardhurave të tepërta të realizuara në vitet e mëparshme, në vlerë prej 477 milionë denarëve.

Krahasuar me vitin 2020, Buxheti i propozuar i Bashkisë së Shkupit për vitin 2021 zvogëlohet për 8.5 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat