Shkupi me 323 të infektuar të rinj dhe 10 të vdekur nga COVID-19

Shkupi

Shkupi me 323 të infektuar të rinj dhe 10 të vdekur nga COVID-19

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 19:15
Shkup

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Shkup gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 10 pacientë të moshës nga 40 vjet deri në 93 vjet.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtyre 24 orëve po ashtu janë regjistruar 323 persona dhe 349 pacientë janë shëruar.

Numri i rasteve aktive në Shkup tani është 11.527, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në kryeqytet janë regjistruar 32.942 pacientë.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë infektuar gjithsej 76.251 pacientë, ku prej tyre 52.413 janë shëruar dhe 2.225 kanë humbur jetën. Numri i rasateve aktive momentalisht në Maqedoni është 21.613.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat