Gjoba për 213 shoferë në Shkup

Shkupi

Gjoba për 213 shoferë në Shkup

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 10:08
Foto Ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.

Nga MPB thonë se vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 213 gjoba.

 Prej të cilave 15 për vozitje pa patentë shoferi dhe 18 për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Gjoba janë shqiptuar edhe për makina teknikisht të parregullta dhe të pa regjistruara, ndërsa numri më i madh i gjobave ka të bëj me parkim të parregullt, gjithsej 74.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat