Shkup: 477 pacientë të shtruar në spitale për shkak të coronavirusit

Shkupi

Shkup: 477 pacientë të shtruar në spitale për shkak të coronavirusit

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në qendrat e covidit në Shkup janë hospitalizuar 43 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga coronavirusi. Gjithsej 477 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për COVID-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, në klinikat interne ka pasur gjithsej 19 pranime edhe atë dy pacientë janë hospitalizuar në Klinikën e Nefrologjisë, gjashtë në qendrën për covid të Klinikës së Neurologji, dy pacientë në Institutin e TBC, katër në Klinikën e Dermatovenereologjisë dhe një në Klinikën e syve. Në ORL janë pranuar tre pacientë të rinj, ndërsa në covid-qendrën e Klinikës për Gastroenterohepatologji një pacient.

Në covid qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 13 pranime të reja të pacientëve. Në Klinikën Infektive gjatë ditës së djeshme janë pranuar 11 të sëmurë.

Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 42 pacientë të shëruar.

Ndërsa, gjithsej 477 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar me COVID-19 po mjekohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Një pjesë e madhe e tyre janë në mbështetje oksigjeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat