Gjobiten 168 shoferë në Shkup

Shkupi

Gjobiten 168 shoferë në Shkup

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (21.12.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 168 gjoba, prej të cilave 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 14 për mos-vendosje të rripit të sigurisë, 12 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.

Janë shqiptuar edhe 12 gjoba për përdorim të telefonit celular gjatë vozitjes dhe 7 gjoba për kalim në të kuqe në semafor.

Ndërkohë që janë shqiptuar edhe 45 gjoba për parkim të parregullt, ndërsa 51 makina janë marr nga karrotreci. Për mosmbajtje të maskës mbrojtëse janë shqiptuar12 gjoba.

Nga MPB-ja njoftojnë se aktivitetet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, andaj apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat dhe me këtë të kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat