Gjobiten 190 shoferë në Shkup

Shkupi

Gjobiten 190 shoferë në Shkup

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 13:10
Foto Ilustrim

Policia për një ditë ka gjobitur 190 shoferë në Shkup për shkelje të ndryshme.

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (22.12) ka vazhduar me kontrolle të intensifikuara në fushën e komunikacionit.

Në Shkup janë shqiptuar 190 gjoba, në mesin e të cilëve për vozitje pa patentë 24 gjoba, 13 për mos regjistrim të automjeteve, shtatë për probleme teknike, ndërsa 17 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.

Janë shqiptuar 11 masa për kalim në semaforë me ngjyrë të kuqe, 54 për parkim të paligjshme, ndërsa me ndihmën e merimangës janë larguar 51 automjete.

Nga MPB thonë se do të vazhdojnë me kontrolle të intensifikuara edhe në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat