Klinika Infektive në Shkup me 150 pacientë me COVID-19, 16 shtretër të lirë

Shkupi

Klinika Infektive në Shkup me 150 pacientë me COVID-19, 16 shtretër të lirë

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Drejtorja e Klinikës për Sëmundje Infektive, Milena Stevanoviq sonte në televizionin Telma tha se kapacitetet e klinikës ende nuk janë mbushur.

“Ne nuk mund të themi se numri është zvogëluar për shkak se kapacitet e klinikës janë pothuajse të plota”, tha Stevoviq duke shtuar se edhe pse numri i rasteve të reja është ulur në klinikë është ndryshe.

Sipas saj rreth 166 shtretër janë në funksion në klinikë dhe ky është numër i madh.

Ndryshe, sot në Maqedoninë e Veriut kishte 627 raste të reja dhe humbën jetën 14 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat