Shkup, brenda 24 orëve qindra gjoba në trafik

Shkupi

Shkup, brenda 24 orëve qindra gjoba në trafik

Më: 25 janar 2021 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar 137 gjoba për shkelje të rregullave në trafik.

17 sanksione janë vendosur për vozitje pa patentë shoferi

18 për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 4 për vetura teknikisht të parregullta ose të paregjistruara.

Policia ka shqiptuar pesë gjoba për vozitje nën ndikim të alkoolit, 16 për mosrespektim të kufizimit të shpejtësisë, si dhe 15 gjoba për parkim të gabuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat