Gjobiten 257 shoferë në Shkup

Shkupi

Gjobiten 257 shoferë në Shkup

Më: 31 janar 2021 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 257 masa në kuadër të kontrolleve të përforcuara në sferën e komunikacionit. Prej tyre 34 për vozitje pa patentë shoferi, ndërsa 23 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes.

Siç ka njoftuar MPB-ja, gjithsej 20 gjoba janë për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, tetë gjoba për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta dhe tetë për kalim në semafor të mbyllur, dritë të kuqe.

Janë shqiptuar edhe 18 masa për shfrytëzimin e celularit, katër për mospërdorim të rripit, 57 për parkim jo të drejtë dhe 4 gjoba për kundërvajtje që i kryejnë këmbësorët.

“Kontrolle të përforcuara në komunikacion vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Apelojmë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, për rritjen e sigurisë, njoftojnë nga MPB-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat