Vozitje pa patentë shoferi në Shkup, dhjetëra dënime për një ditë

Shkupi

Vozitje pa patentë shoferi në Shkup, dhjetëra dënime për një ditë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 10:07
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 193 gjoba në trafik.

Për vozitje pa patentë shoferi janë shqiptuar 29 gjoba, 24 për mos respektim të shpejtësisë së lejuar, si dhe 10 për makina teknikisht të parregullta ose të paregjistruara.

Dhjetë shoferë janë sanksionuar për shkak se kanë përdorur celular gjatë vozitjes, 7 për vozitje nën ndikim të alkoolit, pesë për mos përdorim të rripit të sigurisë, katër për kalim në semafor të mbyllur.

Pesë dënime janë shqiptuar për mos respektim të këmbësorëve, katër dënime janë regjistruar për motoçiklistë ndërsa për parkim të parregullt janë shqiptuar 44 dënime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat