Gjobiten 154 vozitës në Shkup, 28 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Gjobiten 154 vozitës në Shkup, 28 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 2 mars 2021 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (01.03.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.

Nga MPB thonë se vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar 154 gjoba, prej të cilave:

28 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

Sipas njoftimit të policisë janë shqiptuar edhe 17 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 4 për kalim në të kuqe në semaforë, 6 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 51 për parkim të parregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat