Aksion antidrogë në Shkup, arrestohen disa persona

Shkupi

Aksion antidrogë në Shkup, arrestohen disa persona

Më: 25 mars 2021 Në ora: 10:00
Policia e Maqedonisë

Bastisje dhe arrestime sot në mëngjes ka ndodhur në fshatin Gërçec dhe Gazi Babë, ndërsa deri tani janë arrestuar 25 persona për tregti me lëndë narkotike.

Një pjesë e të arrestuarve janë dërguar në stacionin policorë në Karposh.

Aksioni është koordinuar dhe udhëhiqet nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit së bashku me Ministrinë për Punë të Brendshme. Aksioni është konfirmuar edhe nga prokurorja Vilma Ruskovska.

Bëhet fjalë për shpërbërjen e një grupi të madhe personash të cilët dyshohen për krim të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat