Korsi të reja biçikletash në Çair

Shkupi

Korsi të reja biçikletash në Çair

Më: 29 mars 2021 Në ora: 00:03
Korsi të reja biçikletash në Çair

Ndërtohen korsi të reja biçikletash në Çair. Nga qyteti i Shkupit thonë se qëllimi është që të lidhet i gjithë qyteti me korsi të reja biçikletash dhe të mundësohet lëvizja e pandërprerë dhe e lirë për çiklistët.

“Kur filluam projektin për përmirësimin e trafikut të biçikletave në Shkup, qëllimi ynë ishte që të lidhim të gjithë qytetin me korsi të reja biçikletash dhe të mundësojmë lëvizjen e pandërprerë dhe të lirë të çiklistëve, madje edhe në vendet ku mund të duket e paimagjinueshme.

Sot, rrugët Kemal Sejfula dhe Brigada e Dytë Maqedonase, të njohura për veturat e parkuara çdo ditë përgjatë rrugëve dhe kaosin e trafikut, janë pothuajse 90% të mbuluara me infrastrukturë adekuate të biçikletave.

Në periudhën në vijim, do të përfundojmë edhe me 10% e mbetur të aktiviteteve të planifikuara dhe atë me vendosjen e shtyllave të mbetura të sigurisë dhe mbrojtjen e plotë të çiklistëve në korsitë e reja, të cilat do të bashkohen me ato në bulevardet e Bosnja dhe Hercegovina dhe Hristijan Todorovski Karposh”, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat