Shkupi me gati 400 pacientë me COVID-19

Shkupi

Shkupi me gati 400 pacientë me COVID-19

Më: 6 maj 2021 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 27 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus.

Gjithsej 398 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka 5 pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 9 pranime të pacientëve, 7 pacientë është pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, në Kozle 0 pranim, 2 pacientë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve dhe 0 në Institutin për Mjekësi Fizikale.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 62 pacientë, ndërsa momentalisht në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 121 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 11 pacientë, në Kozle 12, në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve 2 pacientë, në KAG 3 dhe në Institutin për Mjekësi Fizikale 11.

Gjithsej 398 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet.

Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka 337 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat