Vazhdimisht ulet ndotja e ajrit në Shkup

Shkupi

Vazhdimisht ulet ndotja e ajrit në Shkup

Më: 7 maj 2021 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Në kuadër të aktiviteteve të Bashkisë së Shkupit, Qeverisë së RMV-së dhe komunave në kryeqytet, sipas analizave të fundit në bazë të të dhënave zyrtare të cilësisë së ajrit dhe mjedisit jetësor, numrat tregojnë për ulje stabile të ndotjes së ajrit në Shkup

Sipas analizës, gjatë viteve të fundit nuk ka ndryshime drastike të temperaturës mesatare, ndërsa temperatura mesatare në pjesën më të madhe të kohës është rreth 14 gradë celsius, e dhënë që vet tregon se temperatura nuk është arsye për uljen e ndotjes së ajrit. Situata e njëjtë mbetet me erërat – nga viti 2015-2020, gjendja është gati e pandryshueshme.

Nëse shihen reshjet, sipas të dhënave zyrtare të stacioneve matëse, kemi pritur që vitit 2018, 2019 dhe 2020 të kenë më shumë shi në krahasim me 2015, 2016 dhe 2017. Por të dhënat thonë se më pak reshje ka pasur gjatë vitit 2019, dhe gati dyfish më shumë gjatë vitit 2016.

Konkludimi është se erërat dhe temperaturat nuk janë faktori kryesor për uljen e ndotjes së ajrit.

Bashkia e Shkupit, Qeveria e RMV-së dhe komunat në Shkup, me përpjekje të përbashkëta dhe zbatim të disa aktiviteteve dhe mbrojtjen e gjelbërimit urban, promovimin e biçikletës si mjet alternativ për transport, ndërtimi i rrugëve për biçikleta kontribuojnë në uljen e ndotjes së ajrit.

Me aktivitete konkrete që promovojnë shëndetin e jetesës urbane, fushatë për ngritjen e vetëdijes për mbrojten e mjedisit jetësor, por edhe projekte të ardhshme të planifikuara, do të kontribuojnë në uljen e ndotjes së ajrit

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat