Shkup, 140 kundërvajtje në Shkup, 41 për tejkalim shpejtësie

Shkupi

Shkup, 140 kundërvajtje në Shkup, 41 për tejkalim shpejtësie

Më: 13 maj 2021 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 140 masa, prej të cilave 41 kanë qenë për tejkalim shpejtësie, 15 për vozitje pa leje dhe katër për mosregjistrim të automjeteve”, thonë nga policia.

Po ashtu janë shqiptuar 11 dënime për përdorim të telefonit, 10 kundërvajtje për motoçiklistët, pesë masa për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe 40 për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat