Hetim kundër një shtetasi italian i kapur me marihuanë në Aeroportin e Shkupit

Shkupi

Hetim kundër një shtetasi italian i kapur me marihuanë në Aeroportin e Shkupit

Më: 19 maj 2021 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga MPB, Prokuroria Publike dha urdhër për zbatimin e hetimeve kundër 38 vjeçarit nga Italia.

I cili dyshohet se ka kryer vepër penale për drogë.

“Më 17 maj, në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup, gjatë kontrollit, në çantën e tij janë gjetur 8.01 gram marihuanë 3.33 gramë hashish dhe 18 mililitra vaj hashishi”, theksojnë nga MPB.

Për shkak të rrezikut nga arratisje, Prokuroria Publik propozoi në gjykatë caktimin e masës së paraburgimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat