Michaell Roth sot për vizitë zyrtare në Shkup

Shkupi

Michaell Roth sot për vizitë zyrtare në Shkup

Më: 26 maj 2021 Në ora: 09:03
Michaell Roth

Zëvendëskryeministri i ngarkuar me çështjet evropiane Nikola Dimitrov, sot (e mërkurë, 26 maj 2021) do të presë Ministrin e Shtetit për Evropën e Republikës Federale të Gjermanisë, Michael Roth, si pjesë e vizitës së tij dy-ditore në Shkup.

Siç thonë nga kabineti i Dimitrovit, vizita vjen në dritën e takimit të qershorit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE, ku Roth përfaqëson Gjermaninë, dhe në atë kontekst, fokusi i bisedës me Dimitrov do të jetë në tejkalimin e sfidave dhe perspektivave për miratimin e kornizës negociuese të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me BE.

“Duke pasur parasysh angazhimin me zë të lartë dhe aktiv të Gjermanisë gjatë dhe pas Presidencës së BE-së, kjo vizitë është vazhdim i përpjekjeve gjermane për një përparim të përbashkët në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut”.

“Në takim do të diskutohet gjithashtu për të ardhmen e Procesit të Berlinit dhe samitin e planifikuar të zhvillohet në Berlin këtë vit, si dhe tema dhe çështje të tjera në lidhje me perspektivën evropiane të vendit dhe rajonit”, thuhet në njoftim.

Pas takimit dypalësh Dimitrov-Roth do të ketë konferencë të përbashkët për shtyp.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat