Gjobiten 160 shoferë në Shkup

Shkupi

Gjobiten 160 shoferë në Shkup

Më: 30 maj 2021 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 160 masa, përfshirë 76 sanksione për ngasje më të shpejt se kufiri i lejuar, gjashtë për ngasje pa patentë shoferi, dhjetë shkelje të kryera nga motoçiklistët.

Janë shqiptuar tre sanksione për përdorimin e telefonit celular, 27 sanksione për parkim të paligjshëm dhe tre sanksione për kalimin në drite të kuqe, njoftojnë nga Ministria e Punëve Brendshme.

Nga MPB-ja theksojnë se vazhdojnë kontrollet e intensifikuar aksionale të trafikut.

“U bëjmë apelo qytetarëve, që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, shtuan nga MPB-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat