Zjarr në një shtëpi në Shkup, lëndohet një person

Shkupi

Zjarr në një shtëpi në Shkup, lëndohet një person

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Një 57 vjeçar nga Shkupi ka marrë lëndime gjatë tentimit për shuarjen e zjarrit që ka shpërthyer dje pasdite në rr. “Haxhi Nikollov” në Shkup.

Në SPB-Shkup dje në orën 16.20 është lajmëruar se në rr. “Haxhi Nikollov” është paraqitur zjarr në një shtëpi pronë e A.G (43) ku është përfshirë edhe shtëpia aty pranë, pronë e M.T (34).

Gjatë tentimit për shuarjen e zjarrit lëndime ka marrë G.B (57) i cili është dërguar në Spitalin “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore”, informojnë nga MPB-ja.

Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës kundër zjarreve- Shkup.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat