Arrestohen 14 persona në Shkup, organizuan aheng gjatë orës policore

Shkupi

Arrestohen 14 persona në Shkup, organizuan aheng gjatë orës policore

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Dhjetë të mitur dhe katër të rritur të tjerë morën pjesë në ahengun e mbrëmshëm në shtëpinë e 24-vjeçarit V.M.

Sidoqoftë, ahengu u ndërpre nga policia.

Ndërsa Ministria e Brendshme informoi se pas një raporti të mëparshëm në orën 03:49, oficerët e policisë nga SPB Shkup dhe Bit Pazar kryen kontroll në shtëpinë ku po qëndron V.M. (24) nga Shkupi .

“Gjatë kontrollit, përveç V.G, u gjetën edhe 13 persona të tjerë (tre të rritur dhe 10 të mitur të moshës 16 dhe 17 vjeç) dhe u konkludua se masat për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19 nuk janë respektuar”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat