Çdo komunë në Shkup do të ketë qendra riciklimi që të rritet përqindja e selektimit të mbeturinave

Shkupi

Çdo komunë në Shkup do të ketë qendra riciklimi që të rritet përqindja e selektimit të mbeturinave

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Drejtori i NP “Higjiena Komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani sot paralajmëroi se planifikojnë që në të ardhmen të hapin nga një qendër riciklimi në çdo komunë të Shkupit dhe parkun vozitës ta lokojnë në këto qendra riciklimi. Ai së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot i promovuan pesë automjetet e reja speciale – kamion për mbledhjen dhe transportin e mbeturinave komunale.

“Ne momentalisht kemi dy oborre riciklimi, në Karposh dhe Vardarishe, por nuk e përjashtojmë mundësinë që në të ardhmen të investojmë në oborre riciklimi që në çdo komunë të ketë nga një oborr riciklimi”, deklaroi drejtori Shabani.

Ndryshe, NP “Higjiena Komunale” – Shkup, vitin e kaluar ka arritur të kryejë selektimin e vetëm 483,39 tonë të mbeturinave komunale nga gjithsej 158,476 tonë të mbledhur. Kjo do të thotë se është selektuar vetëm 0,3 për qind nga mbeturina komunale në kryeqytet, edhe pse rajoni i Shkupit me vite është bindshëm në pozicionin e parë sipas sasisë së mbeturinave të krijuara dhe të mbledhura në nivel shtetëror.

Për shkak të selektimit të pamjaftueshëm, pjesa më e madhe e mbeturinave të krijuara komunale në Shkup, përfundon në deponinë “Drislla”, si mbeturina të deponuara të cilat nuk shfrytëzohen më tej për riciklim (letër, plastikë, metal, kanaçe, xham, dru) apo për kompostim (mbeturina organike). Në nivel nacional, me vite shkalla e mbeturinave të paselektuara që është mbledhur në komunat lëviz prej 83.4 deri në 89 për qind, që do të thotë se selektimi i mbeturinave nuk funksionon mjaftueshëm as te qytetarët, as në pjesën e selektimit sekondar te ndërmarrjet publike komunale.

Hapja e paralajmëruar e oborreve të riciklimit në çdo komunë të Shkupit mund ta rrisë përqindjen e selektimit të mbeturinave komunale, me çka nga NP “Higjiena Komunale” – Shkup veç më kanë paralajmëruar se, pilot – projekti aktual për selektimin primar të mbeturinave në lagjen Vllae në të ardhmen duhet të zgjerohen në gjithë territorin në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat