Shkup- Gjobiten 173 shoferë

Shkupi

Shkup- Gjobiten 173 shoferë

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Ministria e Brendshme dje (26 qershor 2021) vazhdoi me kontrollet në fushën e trafikut.

“Gjithsej 173 masa u vendosën në territorin e qytetit të Shkupit, përfshirë 44 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 20 gjoba për ngasje nën ndikimin e alkoolit, 10 shkelje të kryera nga motoçiklistë, 19 gjoba pa patentë shoferë.

Gjithashtu, pesë gjoba janë dhënë për drejtimin e automjeteve me parregullsi teknike dhe të paregjistruar, gjashtë gjoba për mos përdorimin e rripit të sigurimit, tetë për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes.”, thonë nga MPB.

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat