Kapet duke kryer vjedhje të rëndë, arrestohet 35 vjeçari

Shkupi

Kapet duke kryer vjedhje të rëndë, arrestohet 35 vjeçari

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 15.45, në bulevardin “Brigada e Tretë Maqedonase” nëpunësit policor nga Njësia për Punë të Brendshme Aerodorm dhe Draçevë kanë arrestuar M.J(35) nga Shkupi.

M.J është kapur gjatë tentimit për vjedhje të rëndë në një kompani.

Dhe është dorëzuar në stacioni policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet paraqitje adekuate sipas nenit 236 në lidhje me nenin 19 të Kodit penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat