Ngritet kallëzim penal për një 20-vjeçar nga Shkupi, kjo është arsyeja

Shkupi

Ngritet kallëzim penal për një 20-vjeçar nga Shkupi, kjo është arsyeja

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Policia e Shkupi ka arrestuar 20 vjeçarin nga Shkupi, për vjedhje të stolive të arit dhe parave.

“Më 11 gusht 2021, rreth orës 3 e mëngjesit, në lagjen “Pellagonia” në Shkup, nëpunësit policor kanë privuar nga liria A.GJ (20) nga Shkupi.

Pas marrjes së aktiviteteve është konstatuar se A.GJ në shtëpinë e K.R në Shuto Orizare, ka vjedhur të holla dhe bizhuteri ari, të cilat i ka shitur një personi në Shkup, ndërsa paratë i ka harxhuar. Ndërkohë bizhuteritë e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit”, thonë nga MPB.

A.GJ është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet padi penale sipas nenit 235 të Kodit penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat