Covid-19, asnjë vend i lirë në Klinikën Infektive në Shkup

Shkupi

Covid-19, asnjë vend i lirë në Klinikën Infektive në Shkup

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Rikthimi i valës së re të të infektuarve më Covid 19 është shumë më i hershëm nga ajo që mund të parashikohej, vlerëson infektologu Fadil Cana. Ai shtoi se tashmë në Klinikën Infktive në Shkup nuk ka asnjë shtrat të lirë ndërkohë që mosha e të prekurve më këtë virus është nga 25 vjet e më lartë.

Kapacitetet e Klinikës për sëmundje infektive janë të stërmbushura. Nga dita e djeshme nuk ka asnjë shtrat të lirë. Për sa i përket grup moshave normal që pjesa dërmuese përsëri është grup mosha më e vjetër por në këtë valë siduket edhe grup moshat më të reja janë të atakuar. Kryesisht, në Klinikën për sëmundje infektive ka një numër të konsiderueshëm të të hospitalizuarve nga grup moshat e reja, nga 25 vjet e më lartë”, tha Fadil Cana, infektolog.

Cana ka kritikuar edhe disa nga masat të cilat do të nisin zbatimin nga dita e hënë. Ai tha se, është diskriminuese që personat të cilët kanë kaluar virusin korona e nuk janë të vaksinuar të jenë të kufizuar në lëvizje ose lëvizja e lirë e tyre të vlej vetëm 45 ditë pas shërimit nga Covid 19. Siç vlerëson infektologu Fadil Cana, transmetues të virusit janë edhe të vaksinuarit me dy doza.

Tash për tash, personat të cilët e kanë kaluar Covidin nuk kemi raste që janë rikthyer. Dhe, nëse duhet të jetë e privilegjuar për frekuentimin e atyre hapsirave në bazë të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, duhet pikërisht kjo kategori të ketë prioritet, pastaj kategoria e vaksinuar. Vallë çka do të bëheshte me personat të cilat kanë dy vaksina të marra, kanë çertifikatë por nuk e kanë kaluar Covidin dhe ja flasim hipotetikisht, pas një muaji ai me çertifikatë frekuenton një ambient të mbyllur por ai është pozitiv pasiqë dëshmitë nga përvoja jonë klinike flasin se ato persona mundet përsëri të prekn nga virusi”, pohoi Fadil Cana, infektolog.

Në mesin e masave që nesër do të hyjnë në fuqi është edhe ajo që në objektet dhe lokacionet të përfshira nga masat kunder Covid 19 do të mund të hyjnë edhe personat të cilët e kanë kaluar virusin korona. Sipas ministrit të shëndetësisë Filipçe kjo do të vlej vetëm 45 ditë, duke llogaritur nga dita e shërimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat