Kostas Frankojanis nesër nis vizitën në Shkup

Shkupi

Kostas Frankojanis nesër nis vizitën në Shkup

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 11:08
Kostas Frankojanis

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, i obliguar për diplomaci ekonomike, Kostas Frankojanis nesër do të nis vizitën dyditore në Shkup.

Është paraparë që Frankojanis të mbajë disa takime me ministrin e Ekonomisë, të punëve të Jashtme, me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike dhe Evropiane.

Si dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski.

Vizita e Frankojanis është vizita e parë e një përfaqësuesit qeveritar grek pas zgjedhjes së Qeverisë së re në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat