Sërish alarm për bomba në disa shkolla të Shkupit

Shkupi

Sërish alarm për bomba në disa shkolla të Shkupit

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 10:49
Alarm për bombë edhe në Shkollën Fillore “Kongresi i Manastirit të komunës së Çairit.

Dy shkolla në Komunën e Aerodromit mëngjesin e sotëm janë kërcënuar me bombë, bëhet fjalë për shkollën “Aleksandar Makedonski” dhe “Llazo Angellovski”.

Alarm për bombë edhe në Shkollën Fillore “Kongresi i Manastirit të komunës së Çairit.

Nxënësit, mësimdhënësit dhe të punësuarit e tjerë janë evakuuar dhe për momentin polica po kryen kontrolle të detajuara.

Pas alarmeve të shumta për bombë në shkollat e mesme, qendrat tregtare dhe institucionet shtetërore, së fundmi cak i këtyre kërcënimeve janë edhe shkollat fillore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat