Digjet një shtëpi në Shkup, tre persona dërgohen në spital

Shkupi

Digjet një shtëpi në Shkup, tre persona dërgohen në spital

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Tre persona janë dërguar me urgjencë në spital pas një zjarri që ka rënë mbrëmë në një shtëpi në Shkup, njoftojnë nga MPB.

“Në orën 03:35 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Fan Noli” në Shkup ka shpërthyer zjarri në shtëpinë në pronësi të E.A.(43) nga Shkupi.

Në të njëjtën kohë, E.A.(43), F.A.(44) dhe E.A.(26) kanë thithur tym dhe janë transportuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore.

Një ekip i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit e ka shuar zjarrin, ndërsa kontroll të vendit është bërë nga ekipi policor i SPB Shkupi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat