Dita e Alfabetit Shqip, Thaçi dhe Meta në Shkup

Shkupi

Dita e Alfabetit Shqip, Thaçi dhe Meta në Shkup

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 11:27
Hashim Thaçi dhe Ilir Meta

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë, Ilir Meta do të qëndrojnë sot në Shkup me rastin e shënimit të 22 nëntorit, Ditës së Alfabetit Shqip.

Në orën 19:00, Presidenti Thaçi merr pjesë në shënimin e 110 vjetorit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Shkup.

Kurse Meta, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrin e angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, sot do të vizitojnë Çarshinë e vjetër në Shkup.

Për 110 vjetorin e Kongresit të Manastirit për shqiptarët e Maqedonisë është festë dhe ditë jo pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat