Mediat në Maqedoni kanë zbuluar identitetin e shqiptarit që ndërroi jatë në aksidentin e sotëm hekurudhor në Shkup.
Punonjësi i Policisë Ali Bekteshi nga stacioni policor i Gazi Babës është personi i vdekur në aksidentin e sotëm në hekurudhën afër Maxharit të Shkupit.
Një tren i mallrave që udhëtonte nga Tabanovci në Shkup këtë mëngjes goditi automjetin Volksëagen Vento në pronësi të Ministrisë së Brendshme, shkruan almakos.
Aksidenti kishte ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 5:50.