Ministria e Arsimit: Nxirrni numrin e studentëve që përfitojnë bursa dhe ulje tarife

Shqipëria

Ministria e Arsimit: Nxirrni numrin e studentëve që përfitojnë bursa dhe ulje tarife

Më: 9 janar 2019 Në ora: 15:31
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë kërkon nga sekretariatet mësimore pranë Universiteteve që të bëjnë njoftimin e nevojshëm për studentët në lidhje me numrin total që përfitojnë ulje tarifash dhe përfitim bursash.

Përmes një deklarate për shtyp, MASR shkruan se ka kërkuar pranë çdo institucioni, informacione lidhur me numrin total të studentëve që plotësojnë kriteret.

Në deklaratë, MASR ka edhe një paralajmërim “për këdo që keqinformon në kundërshtim me vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave”

Deklarata e plotë

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë  ka kërkuar pranë çdo institucioni publik të arsimit të lartë informacion lidhur me numrin total të studentëve që përfitojnë në rast të plotësimit të kritereve të përmendura, në Vendimet e Këshillit të Ministrave nr. 778, 779, 780, 781, 782 dhe 784, datë 26.12.2018, për të vijuar me financimin.
Tërheqim vëmendjen e sekretarive mësimore pranë universiteteve që të bëjnë njoftimin e nevojshëm për studentët dhe të garantojnë informacionin sipas vendimeve të sipërcituara.

Veprimtaria e tyre do të monitorohet dhe do të mbahet qëndrim, bazuar në ligj, për këdo që keqinformon apo vepron në kundërshtim me vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat