Të rinjtë e FRPD-së kërkojnë “liri, demokraci, shpresë”

Shqipëria

Të rinjtë e FRPD-së kërkojnë “liri, demokraci, shpresë”

Më: 3 prill 2019 Në ora: 10:56
Të rinjtë e FRPD-së

Ndërkohë që Kuvendi zhvillon seancën plenare të kësaj jave, teksa fjalën në foltore e ka marrë kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, të rinjtë e FRPD-së kanë marshuar drejt protestuesve të tjerë të mbledhur para Kuvendit me slogane e parulla të reja, ndryshe nga ato që kemi parë në protestat e kaluara.

Të rinjtë janë veshur me të zeza, janë vetëprangosur, dhe në ballë të bluzave të tyre lexohet “Liri, Demokraci, Shpresë”.

Ndryshe nga ata, shumica e protestuesve të tjerë pjesëmarrës janë të pajisur me pankarta në duar, ku lexohet vetëm “iK”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat