Basha për takimin me Metën: Asgjë misterioze, ja ç’ndodhi - Bota Sot
Basha për takimin me Metën: Asgjë misterioze, ja ç’ndodhi

Shqipëria

Basha për takimin me Metën: Asgjë misterioze, ja ç’ndodhi

Më: 4 prill 2019 Në ora: 22:20
Ilir Meta dhe Lulzim Basha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka treguar detaje nga takimi me Presidentin e Republikës Ilir Meta pak ditë më parë, një takim nga i cili nuk ka pasur shumë informacion.
 

Në një lidhje telefonike në kthim nga Gjermania, Basha tha për “Të paekspozuarit” në News24 se takimi nuk kishte asgjë misterioze dhe se ka shprehur pikëpamjet e tij për situatën në vend e njëkohësisht ka dëgjuar pikëpamjet e Presidentit. “Ka qenë një takim ditën e martë të javës së kaluar, i cili ka zgjatur afro 35 minuta dhe ka qenë një takim tek i cili kam parashtruar pikëpamjet e mia për momentin ku ndodhet vendi dhe kemi shkëmbyer mendime për situatën e vendit. Asgjë misterioze, ka qenë një takim normal. Unë kam parashtruar pikëpamjet e mia dhe kam dëgjuar pikëpamjet e Presidentit”, deklaroi Basha.
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...