Meta e Idrizi flasin për shtyrjen e zgjedhjeve: Besojmë se Rama do të reflektojë deri të shtunën

Shqipëria

Meta e Idrizi flasin për shtyrjen e zgjedhjeve: Besojmë se Rama do të reflektojë deri të shtunën

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 23:13
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka takuar sot kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizin

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka takuar sot kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizin, për të biseduar rreth vendimit të tij për të caktuar 13 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Këtë e ka bërë të ditur Meta përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Në vijim të konsultave me partitë politike, për caktimin e 13 tetorit 2019 si datë të zgjedhjeve vendore dhe zgjidhjen e krizës aktuale, prita sot në takim kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i jep ekskluzivisht të drejtën për të caktuar datën e zgjedhjeve, vetëm Presidentit të Republikës”, ka shkruar Meta.

Meta në takimin me kreun e PDIU-së, ka shprehur besimin se kryeministri Rama do reflektojë deri të shtunën.

“Ndaj e ftoj opozitën të jetë më e qetë dhe të mos provokohet nga askush që kërkon trazira në Shqipëri dhe në Ballkan. Si studentë të Dhjetorit ’90, së bashku me Idrizi shprehëm besimin se Kryeministri Rama do të reflektojë deri të shtunën”, ka thënë në fund Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat