Dekreti për Akademinë, Presidenti gjen mbështeje mes deputetëve - Bota Sot
Dekreti për Akademinë, Presidenti gjen mbështeje mes deputetëve

Shqipëria

Dekreti për Akademinë, Presidenti gjen mbështeje mes deputetëve

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 15:08
Foto nga takimi

I fundit dekret presidencial ai për Akademinë e Shkencave u rrëzua në Komisionin e Medias jo vetëm me votat e shumicës parlamentare, por edhe të opozitarëve të rinj. Kryetarja Fatjona Dhimitri ishte e vetmja nga radhet e opozitarëve te rinj që mori në mbrojtje Ilir Metën, por vota e saj ishte e pamjaftueshme.

Ditën e enjte pritet të kalojnë në seancë plenare  8 dekretet e Presidentit të rrëzuara  në Komisionet Parlamentare  dhe për fatin e tyre nuk priten surpriza, ndërsa  ai për Akademinë e Shkencave parashikohet  të rrëzohet ne  seancën  e 19 shtatorit.

Mazhoranca ka bërë një ndryshim agjende sa i takon dekreteve të kthyera të Presidentit për koncesionet e rrugëve Orikum-Dukat, Milot-Balldre  edhe ai për PPP,  duke përshpejtuar kalimin e tyre  në Parlament me 1 javë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...