“Zyrtaret me këmbë përpjetë në biznes klas”. Ja si i përgjigjet Rama qytetarit

Shqipëria

“Zyrtaret me këmbë përpjetë në biznes klas”. Ja si i përgjigjet Rama qytetarit

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 12:33
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka nisur prezantimin e draftit-anti KÇK, ku herë pas herë qytetarët e pyesin edhe live nga facebook-u.

Një ndër pyetjet nga qytetarët ishte “për zyrtaret që udhëtojnë në biznes klas”, qoftë ata të opozitës si dhe të qeverisë.

“Jetojmë në një kohë kur secili thotë menjëherë atë që i vjen, koha për të menduar është shkurtuar. Kemi bërë një inventar bashkë Manstarliun në funksion të një programi për të ndihmuar ata që janë në mjerim, janë ato shpitë që bëjnë lajm, në fakt inventari që kemi bërë tregojnë se këto shtëpi janë 1600 në vend . Po sa janë vilat si puna e asaj të Surrelit, me dy me tre me 4 kate.

Janë mbi gjysëm milioni, Ajo vila ime ka një formë të ndryshme siç jam dhe unë, por në raport me tërësinë e banesave është thjesht një më shumë. Për të gjithë ata që kanë hedhur baltë them: shtëpia ime është e deklaruar në çdo detaj dhe faturë. do isha i lumtur që të gjithë të binin dakord që të bënim një sqarim shpi më shpi për të ardhurat.

Për biznes klasin, qeveria nuk udhëton në biznes klas, vetëm kur 198cm duhet të udhëtojnë përtej uqeanit që shtylla ime kurrizore mos të paketohet”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat